Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar më shumë se 95 për qind të votave, e renditja e partive nuk ka ndryshuar.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 25,74 për qind ose 196,440 vota.

Pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05 për qind ose 191,174 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 21,20 për qind ose 161,815 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë 11,59 për qind ose 88,479 vota.

Nisma bashkë me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, sipas të gjitha gjasave nuk do ta kalojnë pragun, duke qenë se kanë marrë vetëm 4,93 për qind ose 37,601 vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re