Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun Dibër, ku fituese është Partia Socialiste e cila ka marrë tre mandate, e ndjekur nga PD-ASHM me 2 mandate.

 

Partia Socialiste ka marrë konkretisht 32,816 vota ose 56.3%, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 22,078 vota ose 37.9%.

Forcë e tretë është Partia Socialdemokrate, e cila ka siguruar në këtë qark 1,319 vota ose 2.3%, e ndjekur nga Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë  630 vota ose 1.1%.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 32,816 vota – 56.3%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 22,078 vota – 37.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,319 vota – 2.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 630 vota – 1.1%

Lëvizja Bashkë – 244 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 39 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 17 vota – 0.0%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 715 vota – 1.2%

Partia Mundësia – 331 vota – 0.6%

Lëvizja Atdheu (LA) – 50 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 23 vota – 0.0%

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko