Komisioni Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e PDIU-së që të ketë numërues në zgjedhjet e 25 prillit.

PDIU pretendon që të paktën të kishte një anëtar të Grupeve të Numërimit të Votave.

Ndërsa komisioneri i lartë shtetëror i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kishte vendosur që 4 anëtarët e GNV t’i kishin dy PS, një PD dhe një LSI.

PDIU kishte paraqitur ankesën dhe se kërkonte të kishte edhe jo një numërues. Por Koli Bele, në emër të KAS deklaroi se është vendosur rrëzimi i kësaj kërkese duke lënë në fuqi vendimin e shpallur nga Celibashi.

Kreu i KQZ-së kishte argumentuar këtë me faktin se PDIU është në koalicion me PD-në dhe se nuk e gëzonte të drejtën për numërues, duke ia lënë LSI-së, si parti që kandidon më vete dhe jo me PD-në në koalicion.

PDIU ka afat 5 ditë për ta ankimuar një vendim të tillë në Kolegjin Zgjedhor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re