Numri i vdekjeve në një ditë të vetme në Suedi si pasojë e COVID-it regjistroi rekordin 351, me gjithsej 10,185 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik, numri i rasteve të infektimit në një vend me 10 milion banorë është rritur me 6,580 në 24 orët e fundit, në 518,783.

Për herë të parë në vend që nga fillimi i epidemisë, 351 njerëz vdiqën në një ditë.

Ebba Busch, kreu i opozitës Kristian Demokrate në Suedi, i bëri thirrje kryeministrit Stefan Lofven të japë dorëheqjen, duke deklaruar se strategjia e “imunitetit të kopesë” kishte dështuar.

Deri dje, më saktë pas valës së parë, Suedia u krenua me modelin e saj të moskufizimeve, duke pretenduar se kështu mund t’ja dalë krizës COVID. Por e dyta ka qenë fatale për të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re