Edhe Zëvendëskryeministri Erjon Braçe bën një video-denoncim për ata që nuk mbajnë maskat. Ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal për qejf  të tyre. Është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse Brace e ka këtë postim vetëm në kuadrin e moralizimit, apo nesër do t’ju vërë gjoba.

“Si mund të vlej jeta kaq pak, sa një gol i parë kolektivisht?! E di që është pasion, jam tifoz vet,

por pa jetën e shëndetin as pasion nuk ka! Si këtu, është në shumë lokale në qytetet e mëdha duke nisur nga Tirana e tutje në veri e jug, lindje e perëndim” – shkruan ndër të tjera Braçe.

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar rritje të shifrave me COVID ku vetëm 24 orët e fundit u shënuan 744 ndërsa 19 qytetarë humbën jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re