Në Komisioni për Shëndetësinë, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu për të dhënë informacion në lidhje me zjarrin e rënë në QSUT, nuk kanë munguar debatet dhe tonet e larta mes deputetit  të PS, Ilir Metaj dhe kryetares së komisionit, Zheni Gjergji.

Metaj tha se që në momentin e parë që pa në lajme vdekjen e katër pacientëve  nuk ke ka besuar  si lajm, pikërisht për shkak të numrit, të cilin e lidh me numrin e viktimave të 21 janarit.

Në këtë moment, kryetarja i kërkoi që të mos kthente në politikë, por kjo ka bërë që tonet të ngrihen mes tyre.

Pjesë nga debati:

Metaj: Unë dua të them që në momentin e parë që dëgjova për humbjen e jetëve të 4 pacietëve në incidentin e ndodhur nuk e besova.

Nuk e besova sepse u shtyva nga numri 4, nëse do ishte një numër tjetër do të linte në një gjendje ankthi dhe gadishmërinë për të mësuar nëse do të ishte e vërtetë.

Gjergji: Me fal se unë jam icik supersticioze, çfarë numri 4?

Metaj: Unë kërkova të mos më ndërprisni, po të kesh durimin do ta mësosh.

Gjergji: ok.

Metaj: Numri 4, është numri i 4 vdekjeve të njerëzve pafajshëm, unë e kuptoj që juve ju del padashje nga goja sepse në subkoshiencën tuaj, natën për gjumë juve ju dalin në ëndërr hijet e katër të vdekurve të pafajshëm të 21 Janarit.

Gjergji: Po e ktheni në shumë politikë.

Metaj: Mos më ndërprisni.

Gjergji: Ta heq fjalën fare bilës, jo ta ndërpres.

Metaj: Mos me ndërprisni të mbaroj. Kam të drejtën të them mendimin tim.

Gjergji: Harroje që të flasësh në këtë gjuhë komision me një gjuhë të tillë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re