Tabelat e reklamave, hyrje-daljet pa standarte dhe mungesa e mbikalimeve janë burime të aksidenteve në aksin Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Shumë biznese reklamojnë produktet dhe kompanitë e tyre, përmes tabelave lajmëruese pa respektuar distancën minimale që është 25 metra nga karrexhata. Shpesh nga ekspertët rrugor, është konsideruar se këto tabela tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, duke humbur përqëndrimin në timon.

1% e totalit të vdekjeve të raportuara kanë ardhur si rrjedhojë e aksidenteve me pasoja fatale në Shqipëri duke zënë vendin e tretë pas vdekjeve natyrale dhe atyre me diagnoza të panjohura. 5-mujori i parë i këtij viti shënoi një rritje të ndjeshme të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar që ishte edhe koha e kufizimeve nga pandemia.

Për periudhën janar – maj ndodhën 547 aksidente rrugore nga 390 të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në 5 muaj humbën jetën mbi 90 persona nga 58 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Shqipëria rezulton vendi me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore krahasuar me shtete e tjera të rajonit.

Shqipëria klasifikohet te grupi i shteteve me numrin më të lartë të fataliteteve krahasuar me Bashkimin Europian. Në vitin 2019, Shqipëria pati 79,5 vdekje për 1 milionë banorë, krahasuar me 50,9 në Bashkimin Europian. Në 6 muajt e parë të këtij viti, 2 familje me 8 anëtarë janë shuar tërësisht.

I pari ishte në janar të këtij viti në rrugën e Kombit ku mbetën të vdekur katër persona, përkatësisht çifti i bashkëshortëve nga Kosova, vajza 6 vjeçe dhe djali 11 vjeç. Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në aksin Fier-Florë, në vendin e quajtur “Kripa”. Përplasja e fortë rezultoi fatale për dy prindërit dhe vajzat e tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re