Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka deklaruar se numri i personave që janë pjesë e Forcave të Armatosura është katastrofë.

Këtë deklaratë ai e bëri nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, teksa shtoi se aktualisht janë 2300 persona të veshur me rroba ushtarake, duke theksuar se nuk pranon asnjë njeri që të bëhet pjesë e ushtrisë.

Lexo edhe :Related Posts

“Struktura e njësive të FA nuk ndryshon. Njësoj e kanë rusët, kinezët, kanë bataljonin, togën etj. Të duhet cilësi, sepse me zhvillimin e teknologjisë, ajo që bën ndryshimin në luftë është sasia dhe jo cilësia. Jam dakord që duhet të kemi cilësi, por duhet edhe sasia në bazë të kushteve që kemi.

Kjo bazë u caktua në 2014 në mbledhjen e Bukureshtit dhe u diskutua për dy baza ushtarake në ndihmë të NATO-s dhe një u gjet në Bullgari dhe u përcaktua që baza tjetër duhet të ishte në Shqipëri. Kur u mor ky vendim, u vizitua baza dhe niveli i investimit, 56 milionë euro. Pista ishte me beton u bë me asfalt, u bë ristrukturimi i kullës dhe mjetet e komunikimit.

Numri i FA është katastrof. Trupa me uniformë kemi 2300 veta, nuk pranojmë më të shkojnë”, tha Goxhaj./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re