Bota deri më tani ka humbur  347 915 persona si pasojë e koronavirusit dhe 5 590 376 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht deri më tani betejën me Covid 19 e kanë fituar 2 366 700 persona.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 653 SHBA me 518 dhe Meksika me 215. ShBA është dhe vendi me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus i ndjekur dhe nga Brazili.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 706 226 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 99 805 vdekje.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36 914 vdekje për 261 184 raste, Italia me 32 877 vdekje për 230 158 raste Franca me 28 457 vdekje për 182 942 raste dhe Spanja me 26 834 të vdekur për 235 400 raste.

Ndërkohë ne vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus është 1004, nga të cilët 32 persona kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re