Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 475 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe 16 pacientë të tjerë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në 248.

Sot vihet re se numri i të shëruarve (248) është më shumë se gjysma e numrit total të të prekurve nga Covid-19, (475) .

Ndërkaq, fatkeqësisht 24 persona ë kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë           227 raste

– Durrës           42 raste

– Lushnje         6 raste

– Elbasan         15 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          71 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë             6 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë              5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës        1 rast

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko