Njoftohet se forcat izraelite vranë një palestinez dhe plagosën shtatë të tjerë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite kanë plagosur dy palestinezë, njëri prej tyre rëndë, me plumba të vërtetë gjatë incidenteve në rajonin Jebel al-Jibaliye pranë Beit Ananit.

Thuhet se ka humbur jetën 19-vjeçari Musab Mujahid Kemal al-Matari, një nga të plagosurit që u dërgua në spitalin e Ramallah.

Në bastisjen e kryer nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Tulkarim, gjashtë palestinezë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Një nga të plagosurit ishte nëna e Izeddin al-Avadit, i cili u vra nga forcat izraelite në Tulkarim dje. Ajo është qëlluar në shpatull.

163 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori.

Sulmet nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë vazhduar të intensifikohen që nga 7 tetori.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 163.

Ministria gjithashtu njoftoi se numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 1 janari ka arritur në 371.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re