Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se numri i testeve duhet të ishte më i lartë për ekzaminimin e rasteve me Covid-19.

Në një lidhje direkte për News 24 ai është shprehr se Greqia dhe vendet fqinje kanë bërë më shumë ekzaminime.

“Kemi një mesatare për 1 milion banorë dhe shkon në 200 ekzaminime dhe është shumë e ulët. Greqia e fqinjët e tjerë kanë bërë më shumë ekzaminime dhe ky është fakt se kanë sistemin më të mirë.

Në rast se do të kishim 10-15 mijë tampon do harxhonim më shumë dhe do kishsum më shumë.  Cilat janë pritshëmritë? Nuk kemi arritura akoma pikun, sepse Kina mori masa të rreepta.

Ndërsa Korea ça ishte? Një sistemi i ngjashëm me ne, por mori masat”, tha Vasili.

Më tej, ai ka bërë edhe një apel të fortë për të zbatuar rregullat, ku sipas Vasilit duhet lënë menjeanë pesimizmi dhe depresioni.

“Unë kam një apel të fortë, rregulla të forta, zbatimi i tyre, po jo pesimizëm dhe depresion sepse nuk e ndihmojnë trupin tonë. Këto nuk janë personale e patetike, po janë të bazuar ga shëndetësia që u zbatuan në Kore dhe Kinë”, shtoi Vasili.

Ndër të tjera për masat e marra nga qeveria dhe ndryshimi i orareve të kufizimit, ai është shprehur se duhen shpjeguar.

“Rregullat përcaktohen dhe strategjia e tyre zbatohet. Ndryshimi i vazhdueshëm nuk qendron. Të aplikojmë masat edhe ta shpjegojmë arsyet pse i aplikojmë këto masa. Jo të ndryshojë sot për nesër”, deklaron Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re