Spitali “Shefqet Ndroqi” u kthye në COVID 2 që prej 28 marsit. Por këtë të hënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky spital do t’i rikthehet normalitetit. Në spitalin e Sanatoriumit janë trajtuar 60 pacientë me koronavirus.

 “Nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera.”

Duke falenderuar stafin mjekësor për punën e bërë, Manastirliu se nga kjo e hënë do të rinisin ndërhyrjet e planifikuara dhe konsultat e specalizuara.

Vendimi për të mbyllur COVID 2 erdhi pasi të shtruar në spital janë vetëm 15 të sëmurë me koronavirus dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive. Të gjithë ata po marrin shërbim mjekësor tek Spitalin Infektiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re