Ushtria izraelite njoftoi se një ushtar është vrarë ndërsa 4 të tjerë, përfshirë një oficer, u plagosën rëndë në përleshjet tokësore në Rripin e Gazës.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se një ushtar me gradën rreshter major u vra në përleshjet tokësore në veri të Rripit të Gazës. Gjatë luftimeve në Gaza, 4 ushtarë, mes tyre edhe një ushtar rezervist me gradën oficer, u plagosën rëndë.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në Rripin e Gazës që nga 31 tetori është rritur në 35.

Ushtria izraelite pretendon se ka bërë përparim pas luftimeve në perëndim të lagjes Jabalia në veri të Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re