Edi Rama: Duhet të ndajmë të njomin nga i thati, punën përkushtimin, sakrificën e shumicës së mjekëve dhe infermierëve, përkundër këtyre që u zbuluan nga imnvestigimi i pashembullt, shpresoj që të mos dalin më prej andej ku janë futur. Ai lloj abuzimi me një paciente të sëmurë dhe me një vajzë të dëshpëruar, shkon përtej korrupsionit është një torturë çnjerëzore. Njerëzit që gjenden nën ankth për prindërit, futen në një rreth vizioz të një sanitareje, që do të meritonte një vend në një film, për skemën që ka ngritur. Mos bini në kurthin e tyre, sfidoni drejtuesit e spitaleve duke ua bërë me dije atë që ka ndodhur, numrin tim të telefonit e kanë mijëra njerëz, që e shfrytëzojnë për mesazhe që janë humbje kohe, mund ta përdorin lirisht ata që duan të denoncojnë, por nëse nuk besojnë asnjë nga këto, le t’iu drejtohen mediave investigative.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re