A mund të ishte parandaluar krimi i rëndë në Durrës?

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, mendon se ngjarja tragjike nuk mund të shmangej, nisur edhe nga deklarimet e fëmijëjev, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta.

Lexo edhe :Related Posts

Bregu: Nëse do të kishte një divorc të mëparshëm, por në mënyrën se si ata funksioninin, me dhunë, nuk mundet. Në tre fëmijë, jo të tre mund ta urrenin babanë. Duket qartë që ata kanë një urrejtje shumë të madhe. Nuk mund të themi që është një gjë e mirë dhe tre fëmijët duhet ta vuajnë historinë me dënime të rënda. Nëse djali do thoshte që e vrava në kushte e një trondtitje, mud të përfitonte dhe një ulje. Ka diçka në motivet e kësaj ngjarje që nuk shkon.

Gazetari Bregu mendon se ligji nuk është i drejt për sa i përket dënimeve që marrin personat që kthehen në të penduar të drejtësisë. Ai solli në sutdio ratin e të penduarit Nuredin Dumani dhe tha se dikush i cili ka kryer një sërë vrasjesh nuk mund të dënohet me 10 vite vetëm sepse ka marër statusin e të penduarit dhe fëmijët e Pëllumb Metës të dënohen me 35 vite burg secili.

Bregu: Këta në një marrëdhënie të dhunshme familjare, do shkojnë në 35 vjet. Të penduarit, Nuredin Dumani, ka vrarë 20 persona, do bëjë 10 vjet burg. Të gjithë të penduarit do bëjnë shumë pak burg, për shkak të atyre që i ka dhënë ligji. A është e drejtë që një djalë dhe një vajzë…në një moment të caktuar…t’i dënojmë me 35 vjet. Dhe atë që ka kryer vrasje, ka sjellë terror në qytete, ky zotëria na del me 15 ose 16 vjet burg. Mund të marrë dhe 10 vjet. Kjo nuk është drejtësi, por ligji kështu e thotë./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re