Piera Aiello, 51 vjece është një nga fitueset ne zgjedhje në Itali dhe në parlament do të përfaqësojë Siçilinë.

Aiello në fletën e votimit kishte vetëm emrin dhe jo fotografinë, pranë partisë përfaqësuese, logos së M5S, ndërsa arriti të fitojë në zgjedhje 51% të votave.

Jeta e saj ka-qenë në rrezik që kur ajo u martua me djalin e një mafiozi dhe ajo u bë dëshmitare e vrasjes së tij në vitin 1991.

Në Sicili, ajo ka premtuar se do të luftojë kundër korrupsionit dhe do të përforcojë ligjet.

Aiello nuk tregon fytyrën e saj në publik, nuk mund të fotografohet dhe nuk mund të ecë lirisht në sheshet e qytetit.

Shpesh ajo vesh një mbulesë për të mbuluar fytyrën e saj.

Në Itali ajo quhet si “kandidatja pa fytyrë” dhe është bërë i shumë e njohur.

Aiello ka lindur në Partanna, një qytet në krahinën e Trapani. Në moshën 14 vjeç ajo njihet me një djalë, Nicolò. Ai ishte biri i bosit sicilian të mafias Vito Atria, por Aiello nuk e dinte këtë në atë kohë. Një ditë, Don Vito e detyron atë të martohet me djalin e saj, “ndryshe do të kishte vrarë gjithë familjen time”.

Aiello u detyrua të martohej me një burrë që nuk e donte, një njeri që e rrahu dhe e detyroi të jetonte në një botë që ajo e urrente, shkruan albeu.com

“Mora pilulën sepse nuk desha të kisha fëmijë me të. Kur e ai e mësoi më rrahu me grushta”, tha ajo.

Në mëngjesin e 18 nëntorit 1985, vjehrri i saj u vra në vreshtat e fshatit Trapani.

“Ne kishim një piceri në Partanna,” thotë Aiello.

Dy burra hynë në dhomë në mbrëmje. Ata kishin armë. Ata e pane burrin tim në fytyrë dhe qëlluan. Ai ra para meje, i mbuluar me gjak. I njihja ata. Ata ishin dy vrasës të mafias dhe e kishin njohur burrin tim që kur ishin fëmijë. Ai ishte vetëm 27 vjeç kur ra në krahët e mi, i mbushur me plumba. ”

Dëshmitë e saj çuan në arrestimin e dhjetëra njerëzve.

Pas vendosjes për të dëshmuar, ajo hyri në programin e mbrojtjes së shtetit.

Aiello vendosi të përkushtonte jetën e saj si një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të dëshmitarëve të drejtësisë.

Ajo ka deklaruar se ka vendosur të kandidojë pikërisht për faktin se tashmë do që të kthejë fytyrën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re