Pesha e opinionit publik vijon të mbetet e madhe në vend duke u bërë një ndër shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve krahas dhunës në familje dhe gjendjes së keqe financiare.

Lexo edhe :Related Posts

Rasti më i fundit vjen nga Lushnja, ku një 18-vjeçare e sapo fejuar kreu vetëvrasje duke konsumuar fostoksinë një ditë më parë. Policia është duke hetuar të fejuarin 24-vjeçar si edhe familjen e tij, ndërkohë që këta të fundit theksojnë se janë sjellë shumë mirë me nusen e djalit duke drejtuar gishtin te shoqet e klasës në gjimnaz si edhe thashethemet e lagjes.

Sipas tyre, kanë qenë disa thashetheme mes shoqeve dhe banorëve të zonës që kanë çuar të renë drejtvetëvrasjes duke mohuar çdo ndikim të djalit të tyre te vendimi i së resë.

Vjehrra ndërkohë shprehet e përlotur se nuk kanë debatuar asnjëherë me nusen e djalit.

Sipas prindërve të djalit, ata kishin 2 vite që njiheshin dhe vetëm 25 ditë të fejuar, kur vajza mbushi 18 vjeç. Pas fejesës vajza shkonte edhe në shtëpinë e djalit.

“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës”, thotë vjehrra.

Vjehrra e vajzës thotë për mediat se e reja ishte shumë e ngarkuar për shkak të shkollës. Ajo thotë se një ditë para se vajza të merrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë. Vjehrra tregon edhe bisedën me nusen, e cila nuk ishte as në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas të nesërmen, pasi ka mbaruar provimin ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ku ka pirë edhe fostoksinën.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”, thotë vjehrra.

Një ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem vajza shkoi edhe në shtëpinë e prindërve, sikur të donte t’i takonte për herë të fundit. Ka shkuar në shkollë, ka mbaruar një provim, dhe ka kërkuar të fejuarin të shkojë ta marrë në shkollë sepse nuk ndihej mirë – tregon kushëriri i 24-vjeçarit.

“E lamë në shtëpi, dhe shkuam të dy të pimë një kafe” – shton ai më tej.

Aty thotë se 24-vjeçarit i mbërriti një mesazh nga e fejuara e cila i shkroi se kishte pirë fostoksinë. Shkuan me shpejtësi ta shohin, por situata ishte e rëndë dhe vajza ndërroi jetë pavarësisht se nxituan ta çojnë në spital. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re