Në pikën kufitare të Morinës, qytetarë të shumtë kanë pritur në rradhë për orë të tëra pasi u kanë nxjerrë probleme për të hyrë në territorin shqiptar. Masat e reja anti-covid kanë hyrë në fuqi ditën e sotme dhe të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin shqiptar duhet të plotësojnë disa kritere.

Në prononcimet e bëra për mediat, qytetarët shprehen të irrituar pasi sipas tyre e kanë bërë vaksinën por përsëri ju kanë këruar test në kufi.

Ndërsa në qendrën ku po bëhen testet, ka rradhë tepër të mëdha dhe rrezikojnë të kthehen në vatra infektimi pasi asnjëri prej personave nuk ka maskë.

Qytetarët:

“Nusja me vaksinë, unë me vaksinë, prap duhet testi, ky është tmerr”.

“Rreziku më i madh është ky. Për 3 orë kam qëndruar në doganë edhe 1 orë këtu. Na kanë kërkuar të bëjmë testin. Kemi ndenjur 2 orë në doganë, tani edhe këtu 1 orë. Ky grumbullim është përhapje e Covidit, krejt pa maskë”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re