SHKODER- Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Kamicë. Raportohet se pas nje konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Menjëhere janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, shtetasit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç (vellezër).

Shtetasi Y. B, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor po punohet për sqarimin e rrethanat të ngjarjes.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re