Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e
vjeshtës, muaji shtator pritet që të jetë i nxehtë sidomos në
dhjetëditëshin e parë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë
celcius.

Meteorogolët tregojnë se temperaturat e larta do të vijojnë deri në
10 ditët e para të shtatorit. Edhe në zonat bregdetare është një kohë
shumë e përshtatshme për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të
bëjnë pushime në muajin gusht.

Megjithatë pasditen e sotme pritet që të ketë zhvillim të vranësirave
duke sjellë rrebeshe shiu, të cilat do të jenë kryesisht të
përqendruara në zonat jug, juglindore por edhe në zonat qendrore, në
Elbasan, Krujë dhe në Tiranë. Këto rrebeshe do të zgjasin shumë pak. Në
bregdetin e Jonit gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë erëra deri
në 64 kmh duke bërë që deti të jetë mjaft i trazuar.Por kjo situatë
do të jetë vetëm sot pasi nesër pritet që këto reshje të zhvendosen
vetëm në ekstremin verior dhe kryesisht në zonat lokale qendrore në
malësinë e Elbasanit, apo edhe në Krujë e më pas pjesa tjetër do të jetë
e qëndrueshme.

Pra shtatori parashikohet që të ketë shumë ditë me diell dhe me
temperatura të larta. Ndërkohë që ditët me shi pritet që të vijnë në
dhjetëditëshin e fundit të shtatorit por me intensitet të ulët. Ndërsa
reshjet intensive pritet që të jetë të spostuara në pjesën e dytë të
vjeshtës, në muajin tetor dhe nëntor.






Previous articleAktorja juaj e preferuar largohet nga ”Portokalli”, i bashkohet rivalëveNext articleKthesë e papritur e motit, shi dhe shtrëngata. Ja çfarë pritet të ndodhë sot në të gjithë vendin tonë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re