Pas vendimit për rikthimin e nxënësve në shkolla mes pandemisë së koronavirusit, Ministria e Arsimit po video informuese mbi rregullat që duhen zbatuar për të shmangur infektimin e tyre me COVID-19.
Ministrja Besa Shahini postoi një video ku informon nxënësit se se duhet të kujdesen për higjienën e tyre dhe të lajnë duart pas çdo veprimi të tyre.
Ministrja Shahini shprehet se në këtë mënyrë do të mbrojnë veten, mësuesit dhe familjarët e tyre.
“Kujdesi për higjienën në shkollë, mbajtja e maskës, larja e duarve pas çdo veprimi dhe zbatimi i të gjitha rregullave të higjienës, ju mbron juve, mësuesit dhe më pas familjarët tuaj kur të shkoni në shtëpi,”- shkroi ajo në një postim në Facebook.
Maska është e detyrueshme për tu mbajtur nga nxënësit gjatë periudhës së qëndrimit në shkollë.
Ndërkohë në çdo dalje dhe hyrje të shkollave do të ketë higjenizues.
Ndërsa në mure do të jenë të afishura postera për mënyrën sesi nxënësit do të lajnë duart.