Nxënëset e Medresesë mbjellin pemë pranë Liqenit Artificial të Tiranës

Nxënëset e Medresesë së Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës mbollën fidanë pemësh në Liqenin Artificial të Tiranës.I pranishëm në aktivitetin e mbjelljes së pemëve së bashku me mësueset dhe nxënëset ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.Z. Veliaj njëkohësisht u dha lajmin e mirë nxënësve edhe për një projekt të bukur (park me lule, stola e pemë) që ndërkohë ka filluar të ndërtohet përballë Medresesë.Mbledhja e të ardhurave për blerjen e pemëve u realizua nëpermjet panaireve ushqimore të përgatitur nga vetë nxënëset me mbështetjen e mësueseve të shkollës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re