Dy gra vdiqën pasi u goditën me thikë në një shkollë të mesme në Suedinë jugore, tha policia të hënën, 21 mars, duke shtuar se një student 18-vjeçar ishte arrestuar.

Dy gratë, të dyja rreth të 50-tave, “ishin punonjëse të shkollës”, tha policia në një deklaratë pas sulmit në Malmo Latinskola, një shkollë e mesme në qendër të Malmos, qyteti i tretë më i madh i vendit.
Mediet lokale thanë se sulmuesi i dyshuar telefonoi numrin e urgjencës për të treguar se ku ishte dhe se kishte ulur armën duke pranuar se kishte vrarë dy persona.

Ai ishte i armatosur me një thikë dhe një sëpatë, sipas medieve suedeze.

I dyshuari është arrestuar menjëherë pas mbërritjes së policisë, shkruan France24.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re