Shkolla të palyera, me dyer të thyera, me nxënës që bëjnë mësim në korridoret e shkollës, 8 vite pa sanitare dhe roje. Kjo është situata në shkollat e Bashkisë Shkodër.

Problematikat e diskutuara ishin të shumëllojshme, ku përfshiheshin edhe mungesat e klasave për nxënësit duke bërë që këta të fundit të bënim mësimin me disa turne.

Ankesat erdhën nga vetë drejtuesit e shkollave të kësaj bashkie, gjatë një takimi të zhvilluar mes Zyrës Vendore të Arsimit dhe Bashkisë Shkodër në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak. Drejtuesit e shkollave u shprehën se një takim i tillë u kishte munguar për të shprehur këto problematika, që deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Problematika të trashëguara ndër vite, që tashmë kërkojnë ndërhyrje apo zgjidhje nga kryebashkiaku i ri i Shkodrës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re