Nxënësit e një shkolle nëntëvjeçare në Kretë kanë braktisur sot mësimin, pasi ditën e diel  kanë parë që në shkollën e tyre ishte zhvilluar mësimi i gjuhës shqipe për emigrantët shqiptarë që jetojnë në qytetin e Haniasë.
 
Komuniteti shqiptar kishte kërkuar para disa kohësh ushtrimin e mësimit të gjuhës shqipe në këtë shkollë. Pasi drejtoria arsimore kishte rënë dakord, ditën e djeshme me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare, është zhvilluar një ceremoni e thjeshtë me të dy flamujt, ku u këndua himni i të dy vendeve.
 
Por mësimi sot është braktisur me pretendimin se në momentin e ceremonisë flamuri grek nuk ishte në lartësinë e duhur dhe ishte vendosur mbrapsht. Nxënësit kanë pohuar për mediat lokale se nuk janë informuar më parë për këtë nismë të ndërmarrë në shkollën e tyre, duke kërkuar kështu që mësimi i gjuhës shqipe të mos bëhet. Kundër kësaj nisme kanë qenë dhe prindërit e fëmijëve grekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re