
Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë dalë sërish në proteste edhe këtë të premte në mbështetje të kërkesave të bëra nga koleget e tyre në Tiranë për përmirësim të situatës në Universitete dhe në Konvikte.
Ashtu sikurse edhe një ditë më parë, të rinjtë u mblodhen para godinës së Universitetit për të shkuar tek sheshi qëndror i qytetit juglindor.

Mbetet për tu parë nëse protesta do të vijojë më tej edhe me bllokimin e rrugës hyresë të qytetit sikurse ndodhi edhe të mërkurën.
E vecanta e protestës së sotme në Korce është fakti që studenteve i janë bashkuar edhe nxenës nga të gjitha shkollat e mesme duke e rritur numrin e pjesmarrësve në këtë marrshim.


