Mijëra nxënës nga klasa e parë deri në të pestën janë ulur sot në bankat e shkollës për të mbyllur orët e mësimit, nga pamundësia për të ndjekur mësimin online, që u zhvillua për shkak të kushtëzimeve te koronavirusit.
Që në mëngjes, nxënësve te pajisur me maska e dezinfektantë u është matur temepratura, ndërsa mbajtja e distancës nuk ka qenë e vështirë për shkak të numrit të kufizuar të nxënësve në klasa.
Mësimi do të zgjasë dy javë deri në nisje të vitit shkollor, ndërsa janë parashikuar 40 orë për lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikën.
Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore. Shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit. shkroi ministrja Shahini ne facebook.
