Ditët e fundit në media, kryesisht atë sociale kanë qarkulluar fotot nga një shkollë në Cërrik ku nxënësit kanë kremtuar 79-vjetorin e krijimit të Batalionit Partizan të Dumresë.

Nxënësit  dhe të pranishmit janë shfaqur me shami të kuq në qafë, ndërsa ka pas nga ata që e kanë krahasuar njësoj si dikur vendosnin ‘pionerët’ në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës apo më keq akoma e kanë krahasur  me Korenë e Veriut.

Një nga personat që e konsideron shfaqje të shëmtuar dhe kerkon dënimin me ligj të simboleve komuniste është avokati dhe ish kandidati për deputet i opozitës Ibri Sako.

“Shfaqje të tilla tashmë janë bërë të zakonshme në Shqipëri, ku prezantohen evenimente me thelm simbolikën komuniste. Jemi kthyer në ato kohëra kur shqiptarët diskriminoheshin, duhet të dënohen me ligj, personat që nderojnë simbolet komuniste”, u shpreh Sako për Fax News.

Ndryshe nga avokati Sako, kryetarja e shoqatës se familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve Xhuljeta Graceni si një nga pjesmarrëset besnike të kremtimeve të Batalionit të Dumrese, e cila thotë se shamia e kuqe personifikon gjakun e partizanëve të rënë në luftë dhe nuk ka lidhje kurresesi me komunizmin. Madje zonja Graceni na tregon një foto që shamia e kuqe është vendosur edhe në kohën kur në pushtet ishte e djathta, duke na treguar si fakt një foto përkrah ish ministrit Arben Imami.

Edhe pse shamia e kuqe është përdorur në cdo pervjetor në Cërrik  vetëm këtë vit mori konotacion kaq negativ. Përfshirja e nxënësve të shkollave nuk i pëlqeu aspak kritikëve. Z. Sako bën përgjegjës per këtë situatë institucionet arsimore.

Përballë akuzave për përdorimin e nxënësve për të promovuar simbolet e komunizmit drejtorja e arsimit në Cërrik Mirela Mucaj pohon se perfshirja e nxënësve lidhet vetëm me kultivimin e ndjenjave të atdhetarizmit te brezi i ri,  për të cilët thotë se është marrë dhe aprovimi i prindërve.

Veç Arben Imamit me shaminë e kuqe të lidhur pas koke është shfaqur më herët edhe presidenti Ilir Meta, ndërsa politikanë më të kujdesshëm si Taulant Balla, Namik Dokle madje dhe vetë kryebashkiaku Andis Salla dhe kolegu i tij Gledian Llatja për të shuar zërat e kanë vendosur shaminë në xhepin e majtë.

Ndërkohë në lidhje me përfshirjen në ceremoni të nxënësve të shkollave ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj i cili ndër të tjera pohoi ky vend ka nevojë për Dekomunistizimin sa më parë të shoqërisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re