Thuhet se një foto vlen sa një mijë fjalë. Kjo vlen edhe për këtë rast kaq të veçantë, ku një mësues në Nebraska ka marrë një dhuratë të papritur nga studentët e tij.

I gjithë ky moment është pasqyruar në video që vlen vërtet sa 1000 fjalë. Dy javë më parë, këpucët e basketbollit të mësuesit të Shkollës së Mesme Logan Fontenelle, Trey Payne u vodhën, sipas një postimi në Facebook nga Bellevue Public Schools.

Studentët ishin të mërzitur për atë që kishte ndodhur dhe donin të ndihmonin Payne. Fatmirësisht, surpriza u kap në kamerë, kështu që reagimi i Payne duhej të ndahej me gjithë botën.

Një student mund të dëgjohet duke i thënë që Payne të hapë një letër përpara se të hapte qesen e dhuratave.

Mësuesi thotë në video:
Po më bëni nervoz”.
Pasi lexoi letrën e studentëve, Payne nxjerr këpucët nga çanta e dhuratave dhe fillon të qajë. Për të përfunduar befasinë, studentët vijnë të gjithë për një përqafim grupi me Payne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re