Rreth 31 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare iu nënshtruan këtë të enjte testimit të njohurive të tyre në provimin e dytë të lirimit, atë të matematikës. Edhe këtë herë teza u fotografua dhe qarkulloi ne rrjete sociale.

Për nivelin e provimit nxënësit shprehen se ishte i vështirë.

“Nuk është se ishte shumë shumë i lehtë, por unë i bëra të gjitha për vete. Provimi i matematikës më i vështirë, i gjuhës ishte shumë më i lehtë. Kishte disa pyetje me spec te matematika, disa ushtrime që si kuptonim. Unë e di që një ushtrim nuk e kam bërë siç duhet, nuk e kam plotësuar. Pres të mar rose 9 ose 10.”- tha një nxënës.

 

Sipas tyre provimi i matematikës ishte në përputhje me programin mësimor që ata kanë ndjekur.

 

“Të gjitha ishin në programin mësimor pavarësisht sa shpesh i kishim prekur disa ushtrime. Kishte çdo lloj ushtrimi që kemi bërë përgatitje me zyëshën këto muaj që kemi pasur konsultime. Sigurisht që kishte ndonjë pëshpëritje nga fundi i klasës po u siguruan që ne mos ta tepronim shumë.” u shpreh nxënësi.

 

Ky ishte provimi i dytë i minimaturës për të vijuar me provimin e gjuhëve të huaja më 29 qershor, ku përveç anglishtes këtë vit do të jetë dhe gjuha franceze, gjermane dhe italiane në nivelin A2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re