Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në Durrës, ndërsa ende nuk bëhet me dije emri dhe mosha e viktimës, që fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë pasojave të rënda që ka shkaktuar tërmeti i mëngjesit të djeshëm.
Nën rrënojat e banesës dyshohet se ndodhen edhe pesë persona të tjerë të familjes Lala.
