Katër persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga ana e policisë pasi janë konstatuar duke nxjerr pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorrit pa lejen përkatëse.

Sipas policisë nën hetim është vënë edhe një 40-vjeçar pasi në vendin e quajtur “Mulliri i Babait”, u konstatua duke ndërtuar ambjente shtesë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vijojn kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohen penalisht 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatin e Policisë Skrapar në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht 5 shtetas.

L.L., 48 vjeç (administrator firme) dhe S.D., 33 vjeç të dy banues në Poliçan, pasi në Malin e Tomorit u konstatua shtetasi S.D, me mjetin “Kamion”, duke ngarkuar pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës për llogari të firmës me administrator shtetasin L.L.

N.T., 42 vjeç dhe Sh.Q., 53 vjeç, (administrator firme), pasi në Malin e Tomorit u konstatua shtetasi N.T, me mjetin “Kamion”, duke ngarkuar pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës për llogari të firmës me administrator shtetasin Sh.Q.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.Gj., 40 vjeç, banues në Çorovodë, pasi në vendin e quajtur “Mulliri i Babait”, u konstatua duke ndërtuar ambjente shtesë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re