Policia greke ka arrestuar gjashtë oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Operacioni përfundoi pas bashkëpunimit të mirë mes policisë helene dhe autoriteteve konsullore të huaja. Janë akuzuar gjithsej 33 persona, ndërsa gjashtë oficerët ishin nga rrethe të ndryshme rreth Athinës, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Fitimet e bandës nga operacioni i paligjshëm vlerësohen në një milion euro. Në njërën prej rasteve, një pasaportë iu shit një krimineli shqiptar, për të cilin ishte në pritje një urdhër arresti europian,. Pasaporta u shit tek shqiptari për 40 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re