Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Kjo shtetase është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko