Policia e Fierit ka arritur të arrestojë dy persona dhe të procedojë penalisht dy të tjerë.  Kjo, pasi dyshohet se ata ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, duke vjedhur biçikleta.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë Mariglen Zgjana 42 vjeç dhe 18-vjeçari Ronaldo Xhoraj.  Ky i fundit, kishte shtyrë dy vogëlushë, Xh. Xh 13 vjeç dhe E. Xh. 11 vjeç për të vjedhur biçikletat, e më pas, ato ia shiste shtetasve P. Sh., M. Z., dhe N. P. të cilët dispononin një servis shitjesh. Pikërisht në dyqanin e tyre, policia ka gjetur biçikletat e vjedhura të cilat tanimë janë marrë në cilësinë e provës materiale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re