Lëvizja Malazeze ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi kundër Komitetit Organizues për shënimin e 800-vjetorit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Serbe, raporton B92.
Mitropoliti Amfilohije është ai që kryeson komitetin organizues.
Padia mbështetet në faktin se në këtë kremtim ka veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, duke provokuar urrejtje kombëtare, racore dhe fetare deri në shkatërrim dhe përvetësim të pasurisë kulturore, raporton Radio-Televizioni i Malit të Zi.
Ndër të tjera, Lëvizja Malazeze kërkon që Prokuroria të ndalojë patriarkun e Serbisë Irinej që të hyjë në Mal të Zi, për të cilin u njoftua se do jetë pjesëmarrës në këtë kremtim.
Irinej është planifikuar të udhëtojë drejt Budvas në fund të shtatorit, pikërisht pra për të shënuar 800-vjetorin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Sipas Pobjeda-s, ndalimi i hyrjes së Patriarkut Irinej në Mal të Zi kërkohet për shkak të deklaratës së tij më 24 korrik të vitit të kaluar se “në Malin e Zi, kisha është më e keqe se nën osmanët, dhe për serbët, më keq se sa në shtetin e pavarur të Kroacisë”.
Lëvizja beson se Patriarku Irinej e deklaroi këtë me qëllim që “të përhapte pasione antishqiptare te serbët e Malit të Zi, me qëllim që t’i armatoste me urrejtje dhe ia doli ta bëjë këtë”.