Skip to content

Nxiti qentë të ziheshin me njëri-tjetrin/ Policia identifikon 24 vjeçarin nga Tirana, e procedon penalisht

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtetasin R.M 24 vjeç nga Tirana.

 

Ky i fundit, nxiste qentë e tij të ziheshin me njëri-tjetrin, dhe më pas i filmoi duke i publikuar në rrjetet sociale.

 

Policia e identifikoi të riun dhe nisi procedimin penal. Ndaj tij rëndon vepra penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

 

Reagim i DVP Tiranë

 

Nxiti kafshët e tij shtëpiake (qentë) që të sulmonin njëri-tjetrin, filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 24-vjeçari.  

 

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin, ju bëjmë me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit R. M. 

 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Zallbastar, Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. 

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.