Deputeti i PD Ervin Salianji në një dalje për mediat ka folur rreth draftit të Alibeajt për presidentin e ri të vendit.
Salinaji u shpreh se nuk mund të ketë vendimmarje të grupit në emër personal.
Deputeti i PD-së kërkon që demokratët duhet të kërkojnë që fillimisht të ulen bashkë me njëri tjetrin dhe pastaj me kryeministrin Edi Rama.
Salianji: Ka një hile që duhet ta themi, në çdo mbledhje të grupit parlamentar, nuk mund të luajmë kulisash ku një person të vendosë axhendën e Opozitës, edhe të publikur. Para se dokumentat të bëhn publike, konsultohen me deputetët.
Duke qëndruar u bënë muaj që nuk kisha dalë në publik për ti dhënë mundësinë cilindo që të merrte angazhimet. Nuk e kan bërë po e shperdorojnë edhe pse Grupi Parlamentar është një institucion legjitim.
Duhet të vinë të gjithë dhe për të pasur legjitimitetin eplotë. Nuk e di ca përfitojnë demokratët kur nuk ulen me njeri tjetrin por nxitojnë të ulen me Edi Ramën. Është për të zhvendosur fokusin nga problemet që ka Shqipëria.
Kur nuk komunikohet me telefon unë do ta bëjë public. Grupi Parlamentar cakton me voten e shumics së tij vendimmarje, nuk ka vendimmarje ne emer personal.
Nuk ka mbledhje te kryesise, nuk ka pasur, janë të shqetësuar për mos thirrjen, mire të Rithemelimit nuk e duan, por këta të tjerët?
Nuk ka një draft të Grupit Parlamentar të PD, sepse nuk ka diskutime. Nuk mund të vazhdohet me të njëjtën fryme. Grupi Parlamentar duhet të ulet saq më shpejt. Nuk ka një dokument ende të Grupit. Për fat të mirë apo te keq nuk ka me mbledhje tjeter, sepse nuk e ka fuqinë.
…
/faxweb