Pas shumë përpjekjeve për të fjetur, shumica e njerëzve nxjerrin këmbën jashtë batanijes. Por, si ndikon dhe ku fshihet “misteri” i këtij zakoni të çuditshëm

Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.
Këmbët janë mekanizmat perfekt të ftohjes. Sipas ekspertëve të gjumit, ato kanë një lidhje midis arterieve dhe venave, ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit, “të cilat hollohen në temperatura të ngrohta dhe lejojnë më shumë gjak në sipërfaqen e lëkurës në mënyrë që ajo të ftohet”
Si rezultat, temperatura e trupit tonë ekuilibrohet dhe ne mund të flemë të qetë.

Ndihmon që të flini më shpejt.
Në mënyrë që të flemë, temperatura e trupit duhet të bjerë nga 1 deri në 2 gradë. Kjo është arsyeja pse qëndrojmë zgjuar kur është shumë vapë. Trupi lufton kundër mbinxehjes, shkruan Cna. Kjo është arsyeja pse duhet të flemë në një mjedis të freskët gjatë natës dhe zbulimi i njërës këmbë nga batanija mund të jetë i mjaftueshëm.

Është pozicioni më i rehatshëm nëse flini të mbuluar me një batanije.
Ka disa arsye të ndryshme pse shumica prej nesh nuk mund të flemë pa batanije. Zbulimi i këmbëve është zgjidhja perfekte për këtë dilemë dhe na ndihmon të qëndrojmë të freskët edhe kur mbulohemi me batanije.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re