Të paktën dy persona janë identifikuar nga prokuroria e Tiranës për skandalin e nxjerrjes së të dhënave.

Burime nga akuza e kryeqytetit tregohen të rezervuara për dhënien e emrave të tyre, pasi hetimet janë ende në vijim për identifikimin edhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në nxjerrjen e pagave dhe targave të makinave.

Sipas prokurorisë pritet që në ditët e ardhshme të dilet me rezultate konkrete, ku mund të ketë edhe të ndaluar dhe të vënë nën akuzë për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. Sipas burimeve mësohet se ndaj ketyre personave prokuroria ka siguruar disa prova që i implikon ato në skandalin e nxjerrjes së të dhënave të mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Përveç vëzhgimeve dhe përgjimeve në terren që agjentët kanë kryer pas nisjes së hetimeve, ku janë siguruar disa prova pasi të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre, provat kryesore janë edhe kqyrjet që janë bërë sistemit si dhe kompjuterave ku ata kanë ushtruar edhe detyrën.

Pra pas gati me shume se dy javësh hetimi, prokuroria ka dalë në konkluzion se të dhënat kanë dalë nga pjesë e stafit të administratës, ku në tryezën e akuzës janë të paktën dy emra që dyshohn për nxjerrjen e të dhënave./faxweb.al

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re