Skip to content

“Nxorët vandalët dhe hajdutët”, Balla sulmon protestuesit dhe ironizon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP-i, rast unik në Europë!

balla 7

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime paqësore, ndërsa sipas tij, gjatë tyre janë kryer akte dhune dhe sulme ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit. Nga foltorja e Kuvendit, Balla përmendi sulmin ndaj Gjykatës së Lartë dhe grabitjen e dyqaneve, duke i cilësuar autorët si vandalë dhe persona të paguar nga Partia Demokratike.

“Na çoheni ju dhe na thoni u sulmuan qytetarët! Vandalët çohen dhe sulmojnë Gjykatën e Lartë. Apo edhe hajdutët që kishte paguar PD-ja dhe ata qorrët e tjerë, dhe grabisin dyqanet”, deklaroi Balla. Ai iu drejtua opozitës duke kujtuar edhe ngjarjet e vitit 1997, ndërsa solli në vëmendje deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjet gjatë protestave të asaj kohe. Balla i bëri thirrje SPAK-ut të zbatojë një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pa dhënë më shumë detaje për çështjen gjatë deklaratës së tij.

Në vijim, ai deklaroi se protestuesit që hodhën molotovë u futën në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një rast të pazakontë në Evropë. Sipas Ballës, përdorimi i molotovëve përbën përdorim të armëve dhe sulm ndaj Policisë së Shtetit.

“Na çoheni ju dhe na thoni u sulmuan qytetarët! Vandalët çohen dhe sulmojnë Gjykatën e Lartë. Apo dhe hajdutët që kishte paguar PD dhe ata qorrët e tjerë, dhe grabisin dyqanet. Çoheni ju dhe flisni për dhunë në protesta. E mban mend Saliun kur tha se u qëllua me çadra pistoletë nga brenda turmës. E detyroi drejtorin e spitalit ushtarak që të thoshte: kanë vrarë njëri-tjetrin.

Ndaj i bëj thirrje SPAK-ut që të zbatojë atë vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky është rasti i vetëm në Europë që protestuesit që hidhnin molotovë, shkuan dhe u futën në derën e SHQUP-it. Përdorimi i molotovit konsiderohet armë në çdo shtet. Keni goditur me molotov Policinë e Shtetit dhe shisni këtu mend. Ndaj do ta votojmë aktin normativ.”, tha ai.