Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e opozitës, Ralf Gjoni. Shkak i këtij vendimi është bërë veprimi i deputetit të opozitës, i cili gjatë fjalës së tij në Parlament nxori si disa lëpërise dhe i vendosi mbi foltore.

Këto janë për ju, iu drejtua Gjoni deputetëve, pasi sipas tij, socialistët nuk kanë guximin të kundërshtojnë veprimet e qeverisë, apo t’i dalin kundër për çështje të caktuara.

Të enjten e shkuar debati kryesor ishte në lidhje me prisjen e godinës së Teatrit, ku deputeti i opozitës kërkoi nisjen e një hetimi parlamentar për këtë vendim, porse maxhoranca iu drejtua që të ndiqte procedurat sipas Rregullores, duke e paraqitur kërkesën me shkrim, si dhe me firmat e 25 deputetëve mbështetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re