Viktima Eri Zefi

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim.

Në 2 Tetor të 2019-ës ai dyshohet se nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi, i cili u gjet i vrarë një ditë më pas në afërsi të fshatit Zall Xhuxhë të Mirditës. Alia është personi i vetëm që ndodhet në qeli për këtë ngjarje.

Ai u identifikua nga zbardhja e mesazheve telefonike që kishte shkëmbyer me viktimën një ditë përpara ngjarjes. Në konkluzionet e lexuara përpara gjykatës nga prokurori Erjon Shehaj thuhet se Alia e ka ftuar Zefin të shkojnë të vjedhin një sasi kanabisi në një fshat të thellë të Mirditës.

Mesazhet e fundit viktima i ka shkëmbyer rreth mesnatës në aplikacionin WhatsApp me bashkëshorten ku i thotë se do të takonte 2 shokët e tij në Tiranë dhe se po i mbaron bateria e telefonit. Bashkëshortja ka hedhur dyshime se mesazhet e dërguara nuk janë shkruar nga bashkëshorti pasi nuk ngjasojnë me mënyrën e tij të të shprehurit.

Ajo u ka thënë prokurorëve se Zefi ishte në hasmëri me një tjetër familje për shkak të një vrasjeje që kunati i saj ka kryer në Durrës. Do të jetë gjykata që do të vendosë për dënimin e Mikel Alisë.

U pre në besë nga miku i tij, zbardhet vrasja e Eri Zefit, identifikohet kush është autori

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re