Skip to content

NYT: Izraeli, pas vrasjes së “kokës bërthamore” të Iranit

Izraeli është përgjegjës për vrasjen e shkencëtarit kryesor bërthamor të Iranit, Mohsen Fahrizadeh, njoftoi New York Times, duke cituar tre zyrtarë të inteligjencës pa emër.

Raporti u botua pasi disa zyrtarë iranianë fajësuan Izraelin për vrasjen e tij.

Gazeta thekson se nuk është e qartë nëse Uashingtoni e dinte paraprakisht për sulmin, por kujton se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë në marrëdhëniet e tyre kundër Iranit.

Një zyrtar izraelit pa emër i tha shërbimit publik izraelit Khan se “pa Fahrizadeh, do të jetë shumë e vështirë për Iranin të përparojë në programin e tij ushtarak (bërthamor)”.

Megjithëse Irani ngriu zhvillimin e programit të tij bërthamor si pjesë e një marrëveshjeje me Fuqitë e Mëdha në 2015, Izraeli tha se Fahrizadeh fshehurazi vazhdoi të punonte mbi të dhe se ai ishte një figurë kryesore në përpjekjet e Iranit për t’u armatosur me një bombë atomike.

Vrasja e Fahrizadeh është e fundit në një seri atentatesh të shkencëtarëve bërthamorë në Iran në vitet e fundit, për të cilat Terherani akuzon Izraelin.

TV izraelit raportoi se sulmi ishte shumë më kompleks se çdo incident i tillë i mëparshëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu një herë tha për Fahrizadeh se “ai është babai i programit bërthamor të Iranit”.

Izraeli nuk pranoi të komentonte mbi vrasjen shkencëtarit dhe TV Channel 12 vlerësoi se ai ishte jo vetëm babai i programit iranian të armëve bërthamore, por edhe njeriu që vendosi t’ia dorëzonte bombën ajatollahëve.

Ai ishte gjithashtu një ekspert i raketave balistike, tha raporti.

Gazetari izraelit Josi Melman, një ekspert i shërbimit të inteligjencës Mossad, njoftoi në Tëitter se atentati ishte një goditje e madhe psikologjike dhe profesionale për Iranin.

New York Times raportoi në fillim të këtij muaji se një tjetër njeri i al-Kaidës, Abu Muhammad al-Masri, ishte vrarë në Teheran, ku autorë ishin dy operativë izraelitë që e kryen aktin me urdhër të Uashingtonit.

Al-Masri, së bashku me vajzën e tij Miriam, e veja e djalit të Osma bin Laden Hamzem, u vra në gusht, njoftoi Times, duke cituar burime të inteligjencës.

Irani tha se raporti ishte bazuar në informacione të pasakta dhe mohoi praninë e ndonjë anëtari të al-Kaidës në vend.

Kanali televiziv izraelit 12 raportoi se Agjencia e Energjisë Atomike për vite me radhë kishte ndërmend të takohej me shkencëtarin e vrarë dhe ta pyeste për aktivitetet e tij, por që Teherani nuk e lejoi atë.

I njëjti kanal raportoi se Fahrizadeh ishte një nga njerëzit më të mbrojtur në Iran dhe i rrethuar vazhdimisht nga truprojat.Ushtria izraelite, përkundër kërcënimeve iraniane për hakmarrje, nuk e ka forcuar gatishmërinë e saj, sipas mediave lokale.