New York Time, në një artikull të fundit të kushtuar protestave që po zhvillohen kohët e fundit të Ballkan, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar protestës së opozitës së bashkuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

 

Në artikullin e saj media më e madhe amerikane shkruan se protestat kundër Ramës vijojnë prej muajsh, por ai duket se ka një pushtet të sigurt.

 

“Në Shqipëri protestat kanë muaj që vazhdojnë duke kërkuar largimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë  për korrupsion dhe për manipulimin e zgjedhjeve në 2017. Por pavarsisht protestave, përsëri Rama duket se ka një pushtet të sigurt. Sipas këtij shkrimi, kritikët thonë se politikanët e Bashkimit Europian më shumë sesa institucionet demokratike, kërkojnë stabilitetin, pasi i friken një konikti të mundshëm mes vendeve të Ballkanit, që në fakt ka qenë gjithmonë një mundësi e pranishme në këtë rajon.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re