Skip to content

NYT: Pompeo i bën thirrje Arabisë Saudite t’i japë fund bllokadës ndaj Katarit

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite të dielën, i bëri thirrje kësaj të fundit të heqë bllokadën e vendosur ndaj Katarit, – theksoi “New York Times” në numrin e saj të djeshëm në një raport rreth turit rajonal në Lindjen e Mesme që po zhvillon rreth Sekretari i ri i Shtetit.

Gazeta amerikane tha se “ndërkohë që Arabia Saudite planifikon të hapë një hendek përgjatë kufirit të saj me Katarin, dhe kthimin e zonës kufitare në një vend për hedhjen e mbeturinave bërthamore, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mbërriti në Riad në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke mbartur një mesazh të thjeshtë: Mjaft është mjaft”.

“Durimi i Uashingtoni ndaj asaj që e konsideron si konflikt agresiv brenda Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit ka filluar të ngushtohet ndjeshëm” – shkroi New York Times, dhe citoi një zyrtar të lartë nga Departamenti i Shtetit – pa zbuluar identitetin e tij –  të thotë se Pompeo ia bëri të qartë Ministrit të Jashtëm Saudit Adel Al Jubeir se “mosmarrëveshjet duhet të marrin fund”.s.n