Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përgënjeshtruar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandër Vuciç.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje.

Madje ai ka shtuar se “The Neë York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re