Mësuesi i ra bilbilit dhe 50 djem e vajza filluan të vrapojnë në pistën e garave të bëra në terrenin e shkollës.

Qëllimi i çdo fëmije ishte të arrinte në fund të fushës dhe më pas të kthehej në pikën e fillimit. E gjithë gara bëhej për të marrë të paktën një nga tre vendet e para dhe për të fituar një çmim.

Aty ishin të pranishëm edhe prindërit e fëmijëve dhe po i inkurajonin ata. Kur fëmijët po iknin nga pika e fundit, brohoritjet e prindërve u bënë më të forta – “Më shpejt… Më shpejt…”

Gara përfundoi, fëmijët që zunë vendin e tretë, të dytë, e të parë po tundnin duart me gëzim drejt prindërve të tyre. Fëmijët që nuk mundën të fitonin u mërzitën.

Kur mbaroi gara, vajza e vogël që përfundoi garën e pesta në renditje vrapoi drejt prindërve me fytyrë të trishtuar.

Babai shkoi përpara drejt vajzës së tij dhe i tha: “Bravo vogëlushe… le të shkojmë të hamë akullore si shpërblim për fitoren në garë. Çfarë akulloreje ke dëshirë të marrësh?”

“Por baba, nuk kam fituar asnjë vend në tre të parat?” tha vajza.

Babai u përgjigj: “Po, vogëlushe. Ti sot fitove vendin e parë…”

“Si është e mundur babi? A nuk përfundova në numrin 5?” tha vajza.

Babai pyeti: “Dhe sa fëmijë ishin pas teje?”

Vajza llogariti dhe u përgjigj: “45”

“Do të thotë se ju ishit e para e atyre 45 fëmijëve, prandaj do të marrësh akullore.” tha babai.

“Dhe katër fëmijë që dolën para meje?”, pyeti vajza e shqetësuar.

Babai tha: “Kësaj radhe nuk ishe në konkurrencë me ta”.

“Pse?”, pyeti vajza.

Babai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Sepse ata kishin bërë më shumë përgatitje se ty. Nëse praktikon më shumë, herën tjetër do të dalësh e para në 48 dhe më pas do të jesh e para në 50.”

“Atëherë do të vrapoj më shpejt dhe do të marr vendin e parë në garën e ardhshme”, tha vajza me shumë entuziazëm.

Babai tha: “Pse kaq nxitim? Fillimisht lejoji këmbët të bëhen më të forta dhe nuk ka të bëjë me të ecurën shpejt për t’ua kaluar të tjerëve, por të ecurën për t’ia kaluar vetvetes.”

Vajza tha me bindje pastaj: “Siç thua ti, baba”.

Më pas, e mbushur me një gëzim të ri sepse përfundoi e para mes 45 fëmijëve, sytë e saj shkëlqenin. Ajo përqafoi babanë e saj dhe kërkoi akullore me çokollatë.

Mësimi:

Konkurrenca nuk ka të bëjë me krahasimin e vetes me të tjerët, por të mësojmë për veten tonë.

Mënyra sesi prindërit ua interpretojnë situatat dhe realitetin fëmijëve të tyre përbën një ndryshim madhor në mënyrën sesi ato e përceptojnë botën përreth, dhe sesi do të jetë gjendja e tyre shpirtërore, dhe motivimin për të ardhmen.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re