Personazhi i njohur i Instagramit, rreperi Kozak Braçi, i cili u rrëmbye ditën e djeshme nga katër persona, ka treguar versionin e tij të ngjarjes pasi u lirohua nga pengmarrësit. Përmes një videoje-live në Instagram, Kozaku shprehet se u ndalua nga tre automjete teksa ishte në një taksi duke shkuar në studio për të xhiruar një këngë.

Sipas tij pasi pengmarrësit përplasën taksinë ku ai po lëvizte, e kanë nxjerrë me forcë dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar të hipte në një automjet Golf 5 me ngjyrë të zezë.

Lirimin e tij prej 20 pengmarrësve Kozaku ia dedikon vetes, kur thotë se ai mundi t’i bindte rrëmbyesit me fjalë për shkak të aftësive si psikolog dhe i bindi ta linin të lirë.

“Tash do ju deklaroj të gjithëve këtu se nuk më ruhet k**i se merem peng, se mund të merrem peng prapë dhe s’e kam problem.

Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Isha në shtëpi në live dhe mora taksinë në telefon sepse do ikja në studio të regjistroja këngën.

O bisha ta kesh patllaken në brez dhe thikën në fyt dhe të jesh i rrethuar me 20 veta nuk është situatë e thjeshtë, S’ke ç’a bo.

Hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj dhe i thash pak taksisit vendose pak këngën time. I mora telefonin taksistit të vendosja këngën time dhe shoh përpara makinës me del një makinë tip Benz ML.

E kuptova që ishin për mua dhe i them shoferit “ik ik mbrapsht se na vranë, shtypi”. Doja ta vija në panic dhe atë që të lëvizte dhe të iknim.

Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë. Unë isha vetënm me telefon. Ç’a t’i bëja unë?! Me të ardh 20 veta me armë dhe me thika edhe më pi**i sëmës merret peng. Erdhën sikur me qenë Toto Rina.

Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë dhe më lanë. Unë të bind me fjalë se jam psikolog. Edhe ta kem pistoletën në gojë nuk më vret dot se unë të bind.

As e kam ruajtur trapin fare. Adrenalinë kam pas nuk mund ta mohoj, se peng jam marrë, nuk kam qenë tu shku në dasëm.

Ju kam thënë që në fillim se çfarë nepërke jam. E dini mirë ju se çfarë lloj nepërke jam unë! Duroni, se do ju pickoj. E kuptoni ju që jeni me adresa fake, kam me ju picku me pambuk, pa përjashtim. Se unë e di çfarë bespremash jeni ju. Ja ku jam si kokrra e mollës. 20 veta të marrin peng me armë normal që të marrin.”.

Kujtojmë se dyshohet se rrëmbimi u iniciua nga i dënuari me burgim të përjestshëm në Greqi, Fabio Dushku, pas një zënke që këta dy personazhe kanë patur në Instagram.

(E.H/Faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re